Treguesi i Besimit të Konsumatorit

Imagjinoni sikur jeni duke biseduar me një mikun tuaj në kafe dhe ju i tregoni se kompania juaj ka shkurtuar stafin dhe shumë nga kolegët tuaj janë pa punë, se prindërit tuaj kanë blerë një makinë, dhe se ju hoqët dorë nga plani juaj për të blerë një shtëpi me kredi. Shoku juaj, ndërkohë, ju tregon se biznesi i tij nuk po ecën mirë dhe se po konsideron që të marrë kredi nga banka, se vajza e tij mbaroi universitetin dhe nuk po gjen punë, dhe se prindërit e tij kanë dalë në pension..

.

Çfarë analize për gjendjen ekonomike të Shqipërisë mund të nxjerrim nga ky bashkëbisedim midis miqsh?

.

Fakti që kompania ka shkurtuar stafin, që biznesi nuk po ecën mirë, dhe fakti që vajza mbaroi universitetin dhe nuk po gjen punë tregon se ekonomia nuk po shkon mirë, se po rritet papunësia dhe si rrjedhojë do të ulen të ardhurat dhe shpenzimet e konsumatorëve. Fakti që ju hoqët dorë nga plani juaj për të blerë një shtëpi me kredi tregon se ju keni pritshmëri të ulta për aftësinë tuaj për të paguar këstet e kredisë. Në bashkëbisedim u përmend edhe fakti pozitiv që prindërit tuaj po blejnë një makinë.

.

Nga ky bashkëbisedimi një ekonomist do të dilte në konkluzionin se në përgjithësi besimi i konsumatori është i ulët. Kjo nuk është gjë e mirë për ekonominë pasi konsumatorët janë përgjegjës për dy të tretat e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) dhe një ulje e konsumit do përkthehej në ulje të ndjeshme të PBB.

.

Është pranuar gjerësisht se shpenzimet konsumatore janë çelësi i çdo ekonomie dhe si rrjedhoje parashikimi i tyre është çelesi i politikave ekonomike dhe atyre te biznesit. Kur besimi për të ardhmen është i ulët dhe frika nga papunësia është e madhe konsumatorët do të shpenzojnë më pak dhe kursejnë më shumë.

.

Llogaritja e Treguesit të Besimit të Konsumatorit është mbledhja e gjithë këtyre perceptimeve nga konsumatorët në një tregues të vetëm.

.

Kompania jonë po vlerëson Treguesin e Besimit të Konsumatorit në Shqipëri duke ndjekur një traditë të njohur në vendet e zhvilluara.

.

Qëllimi kryesor është  t’i ofrojmë aktorëve kombëtarë dhe ndërkombëtarë këtë tregues shumë të rëndësishëm ekonomik.

Treguesi i Vetë-Besimit të Konsumatorit i shërben institucioneve dhe aktorëve të ndryshëm, si:

.

* Bizneseve

* Bankës qëndrore

* Bankave të nivelit të dytë

* Bankave ndërkombëtare

* Investitorëve shipëtarë e të huaj

* Instutucioneve shtetërore

* Përpiluesëve të politikave ekonomike

 

 

.

 

.

Welcome to IDRA blog.

Dear friends

Welcome to IDRA blog. This is the space dedicated to our conversations, debates, arguments and much more. Basically this is our “discussion table”. We need your feedback about our services, products, projects. We need your thoughts and ideas about what and how we do things. We are in “Ideas” business!

Stay tuned!

Discussion topics will soon follow.

Auron PASHA

IDRA Managing Director

Home | About Us | Research | Consulting | Idra Blog | Contact Us