|
|
Vlerat tona |
Vlerat e IDRA tregojne
se cilët jemi dhe si ne kryejmë punën tonë. Këto
janë vlera që udhëheqin sjelljen dhe marrëdhëniet
tona me klientët, partnerët, komunitetin dhe njeri-tjetrin.
Jeta dhe puna jonë e përditshme drejtohet nga këto vlera.
- Besnikëria
Kompania jonë ndan të njëjtat vlera me ne dhe sëbashku ushqejmë përkushtim të ndërsjelltë.
- Kurioziteti
Ne jemi të pajisur me një dëshirë të madhe për të njohur dhe kuptuar, dhe e kanalizojmë këtë dëshirë për të krijuar risi dhe për tu përmirësuar vazhdimisht.
- Integriteti
Përherë, në kryerjen e punës sonë. ne bazohemi në kodet e moralit dhe etikës. Ketu përfshihen cilësitë e korrektësisë, tërësisë, saktesisë, dhe pajtueshmërisë me kriteret e kërkimit.
- Profesionalizmi
Stafi i IDRA ruan parimet, rregullat, etikën dhe standartet e profesionit të vet.
- Novatorizmi
Ne vazhdimisht kërkojmë zgjidhje novatore në punën tonë dhe e konsiderojmë Novatorizmin si forcën udhëheqëse të sipërmarrjes dhe zhvillimit.
- Respekti
Ne shfaqim konsideratë dhe vleresojmë meritat, cilësinë, aftësinë dhe rëndësinë e kolegëve, partnerëve, klientëve dhe bashkëpunëtorëve tanë.
- Ndershmëria
Eshtë cilësia jonë e të komunikuarit dhe të vepruarit me vërtetësi.
- Bashkëpunues
Ne jemi individë të cilët krijojnë një grup sinergjik duke punuar së bashku drejt një qëllimi të përbashkët.
- Përkushtimi
Ne jemi të përkushtuar ndaj klienteve tanë. Suksesi i tyre është njësia jonë matëse.
|
|
|