IDRA Kërkim ofron shërbime
të kërkimit sasior në formën e vrojtimeve ad-hoc
ose të vazhdueshme (omnibus, tracking, etj).
Çdo projekt planifikohet me kujdes që t’i përgjigjet
nevojave të klientit. IDRA ofron një paketë të
plotë të shërbimeve kërkimore sasiore:
- Përgatitje e metodologjisë së kërkimit
dhe vrojtimit
- Hartimi i shembullit të vrojtimit
- Gjenerim i kontakteve të detajuara
- Përgatitje pyetėsori
- Punė nė terren (ballė pėr ballė, CATI, online)
- Hedhje tė dhėnash dhe validim
- Analizė tė dhėnash
- Raportim (analizė nė thellėsi, grafikė, pėrmbledhje, rekomandime)
- Prezantime (media, konferencė, workshop)
Puna jonë kryhet në përputhje me Kodin ESOMAR mbi
praktikat e punës kërkimore. Intervistuesit tanë
janë të trajnuar dhe me përvojë dhe përmbushin
standartet e Skemës së Kontrollit të Cilësisë
së Intervistuesit që aplikon IDRA-s.
Kontrolli i Cilësisë së të Dhënave
IDRA ka ndërtuar një proces të plotë të
kontrollit të cilësisë së të dhënave.
Përpara hedhjes së të dhënave në formatin
kompjuterik kryhet një kontroll logjik i pyetësorit për
të parë kontradikta të mundshme, gabime apo mangësi.
IDRA përdor SPSS për hedhjen, pastrimin dhe përpunimin
e të dhënave, në një rrjet prej 12 kompjutera.
Ne gjithashtu përdorim programe të tjera dhe kemi aftësinë
të integrojmë dhe transformojmë databazat në
shumicën e formateve të përdorura nga industria e
Kërkimeve të Tregut në mbarë botën.
Përsa i përket kontrollit të cilësisë së
të dhënave, IDRA zakonisht kontrollon 15 - 20% të
pyetësorëve të plotėsuar. Kontrolli është
logjistik (kontaktohet i intervistuari) si edhe kontroll i përmbajtjes
(verifikim i 2-3 pyetjeve të pyetësorit).
Pėr ēdo projekt përgatitet një program kompjuterik validimi
për të siguruar saktësinë e të dhënave.