VROJTIMI
“OMNIBUS ALBANIA”
1000 intervista në të gjithë Shqipërinë
Çdo muaj !
Çfarë është Vrojtimi Omnibus?
Vrojtimi Omnibus është një mënyrë vrojtimi
i popullatës kur kërkon një informacion të
shpejtë dhe me kosto të ulët në lidhje me
opinionet, tregun, produktet apo shërbimet, etj. Vrojtimi
drejtohet duke përdorur një pyetësor i cili përmban
rreth 8 pyetje kategorizuese për të intervistuarin,
ndërsa pjesa tjetër e pyetësorit rezervohet nga
kompanitë ose institucionet për pyetjet e tyre specifike.
Në këtë mënyrë, vrojtimi Omnibus është
një mundësi për kompani apo institucionet për
të rezervuar pyetjet e tyre, pa patur nevojën që
të organizojnë një kërkim tregu apo sondazh
opinioni të plotë, i cili do t’u kushtonte më
shumë.
IDRA Kërkim realizon periodikisht “Omnibus Albania”
me 1,000 familje në të gjithë Shqipërinë
(duke bërë përzgjedhje rastësore).Për
më shumë informacion rreth metodologjisë së
përzgjedhjes së shembullit, klikoni këtu
Duke qënë se kryhet çdo muaj, ky vrojtim me kampion
kombëtar është një mënyrë e mirë
për kompaninë apo institucionin tuaj për të
marrë informacion në mënyrë periodike
mbi ecurinë e produktit, shërbimit apo efektin e reklamës,
përveç shumë informacioneve të tjera si:
- Profilet e përdoruesve të produkteve ose shërbimeve
- Nivelin e informimit mbi një produkt apo shërbim
- Imazhin e një kompanie apo institucioni
- Faktorët në përzgjedhjen e një produkti
apo shërbimi
- Qëndrimin e konsumatorit për produktet dhe shërbimet
- Dhe shumë informacione të tjera sipas nevojave
të klientit …..
Të gjitha pyetjet e rezervuara dhe përgjigjet
e tyre janë e drejtë ekskluzive e kompanisë ose
institucionit që i rezervon ato.
Metoda e vrojtimit është ajo e intervistës ballë
për ballë, bazuar në përzgjedhjen rastësore
të familjeve duke përdorur metodogjinë e Rrugës
Rastësore (dera e tretë, personi me ditëlindjen
më të afërt). Metoda siguron përfaqësimin
e saktë të shembullit. Gjithashtu, kontrolli kryhet
edhe me kuotat e përfaqësimit.
Rezultatet, të paraqitura përmes grafikëve dhe
një raporti, ju do t’i keni në një kohë
të shkurtë dhe me cilësi (brenda 4 javësh
nga data e nisjes së vrojtimit). Rezultatet për pyetjet
tuaja të rezervuara kryqëzohen me 8 pyetjet bazë.
Duke shfrytëzuar periodicitetin e “Omnibus Albania”,
ju mund të gjykoni mbi rezultatet e strategjive tuaja të
marketingut, mbi produktet apo shërbimet.
Shfrytëzojeni këtë mundësi për
të njohur opinionin publik mbi tregjet, produktet ose shërbimet,
markën, efektet e reklamës, etj., të cilat ju mundësojnë
të merrni vendime të informuara për biznesin apo
institucionin tuaj.
NA KONTAKTONI TANI
Çmimet orientuese për pyetjet në
Vrojtimin "Omnibus Albania"
1-3 pyetje - 400 Euro/pyetje (Mesatarisht)
4-10 pyetje - 300 Euro/pyetje (Mesatarisht)