|
|
|
Rreth Nesh |
IDRA Research & Consulting është një
kompani shqiptare e specializuar në fushën e kërkimeve
të tregut dhe këshillimit të biznesit. Kompania
ka filluar aktivitetin e saj në vitin 2000 si një njësi
kërkimore pranë Institutit për Kërkime dhe
Alternativa Zhvillimi, një nga institutet kërkimore
shqiptare më të njohura. Më vonë ajo mori
statusin e një kompanie (sh.p.k.). Ajo ende vazhdon t´i
shërbejë Institutit në studimet social-ekonomike
që ai realizon. Gjatë këtyre viteve IDRA është
bërë e njohur si një nga agjencitë kryesore
të kërkimit në Shqipëri. IDRA është
antare e Shoqatës Europiane të Profesionistëve
në Kërkimet Marketing dhe Opinioneve (ESOMAR), dhe i
qëndron bindshëm kodeve dhe standardeve të saj.
IDRA përbëhet nga dy departamente operacionale
që mbështesin dhe ndihmojnë njëri-tjetin:
- IDRA Research
... ofron një llojshmëri dhe cilësi
të lartë shërbimesh të kërkimit
të tregut, si sasiore ashtu
edhe cilësore, për klientë
privat dhe institucionalë. Metodat e përdorura
përfshijnë intervistat ballë për
ballë, CATI, CAWI, grupe të fokusuara,
intervista në thellësi, testim produktesh,
etj. IDRA ka më shumë se 250 intervistues
që mbulojnë të gjithë territorin
e Shqipërisë. Gjithashtu, ajo zotëron
të gjitha pajisjet dhe ambjentet e nevojshme
për realizimin e grupeve të fokusuara.
Mjaft kompani të rëndësishme në
treg përdorin shërbimet e IDRA Kërkim.
- IDRA Consulting
... ofron një seri shërbimesh konsulence
në fushat e: i) Konsulencë mbi Çështje
të Zhvillimit, ii) Analizë të Konkurueshmërisë,
iii) Analizë e Përgjithshme e Ekonomisë
dhe Sektoriale (Analiza të Industrisë),
iv) Strategji Marketingu, v) Shërbime të
Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit
për bizneset, etj. IDRA Konsulencë ka
asistuar një numër kompanish private apo
institucione. IDRA Konsulencë publikon në
mënyrë periodike disa raporte si Analiza
të Industrisë, Tregu i Banesave në
Shqipëri, Zhvillimi i Teknologjisë së
Informacionit dhe Komunikimit në vend, etj.
Kombinimi i përvojës, profesionalizmit, mendimit
novator dhe pasionit e bëjnë IDRA-n partneren
unike të projekteve tuaja. |
|
|